FIFA publikon renditjen e re, Kosova vazhdon rritjen

Paraqitjet e mrekullueshme të Përfaqësueses së Kosovës në muajin qershor kanë bërë që ata të vazhdojnë progresin e tyre në renditjen e FIFA-s.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve, ndërsa ‘Dardanët’ janë ngritur për një pozitë.

Kosova renditet në vendin e 120-të.

Renditja paraprake u publikua muajin e kaluar ku Kosova u ngrit për gjashtë pozita në vendin e 121-të, ndërsa tashmë ajo zë vendin e 120-të.

Ky progres i Kosovës u sigurua falë paraqitjeve të mira në ndeshjen e qershorit.

Skuadra e Bernard Challandes barazoi 1-1 ndaj Malit të Zi, ndërsa realizoi fitore si mysafir i Bullgarisë 3-2.