Njomza zbulon befasinë që ka përgatitur për “Sunny Hill Festival”

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e festivalit “Sunny Hill”.

Festivali “Sunny Hill” edhe këtë vit mbledh në një vend emra të njohur të muzikës.

Një prej tyre është edhe Njomza, një artiste e re shqiptare që çdo ditë po ngjitet hapave të suksesit në tregun e muzikës ndërkombëtare.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se në “Sunny Hill” do ta këndojë një këngë të papublikuar.

“Performoj një këngë të papublikuar në Sunny Hill Festival”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, në skenën e “Sunny Hill” këtë vit do të performojë Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris, e shumë të tjerë.