Shpëtimi i lëkurës suaj: Maskë e cila jua heqë aknet në afat rekord

Situatat stresuese, puna e rëndë, mungesa e gjumit, problemet e ndryshme shëndetësore – të gjitha këto ndikojnë që lëkura juaj të ketë probleme të...

Situatat stresuese, puna e rëndë, mungesa e gjumit, problemet e ndryshme shëndetësore – të gjitha këto ndikojnë që lëkura juaj të ketë probleme të vazhdueshme.

Ndër problemet që më së shumti hasen tek lëkura është ajo e akneve, trajtimi i të cilave varion tek secili organizëm.

Por, dermatologët kanë përgatitur një maskë, përbërësi kryesor i së cilës është limoni, që ia rikthen lëkurës suaj vitalitetin dhe lufton aknet.

Përbërësit:

Një e bardhë e vesë

Një lugë gjelle mjaltë

Një lugë gjelle qumësht

Një lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Tundeni të bardhën e vesë dhe shtojani përbërësit tjerë, pastaj përzijini mirë, deri të krijoni një lëng homogjen.

Pasi të jetë përgatitur maska, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të funksionojë për 15 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë, për ta shpëlarë përzierjen.