Adrola Dushi publikon foto me të dashurin e ri

Adrola Dushi publikon foto me të dashurin e ri

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi si duket po kalon momente të bukura në jetën e saj private,pasi këto ditë publikoi një foto me një mashkull që siç duket del të jetë i dashuri i saj i ri.

Përmes një postimi në rrjetin social në profilin e saj në Instagram modelja Dushi ka lënë një mbishkrim ”My Pavllo”. Të dytë duken për mrekulli dhe shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Modelja është nënë e një djali pas të cilit nuk ngurron asnjëherë ta shpreh dashurinë e madhe që e ndjen.