Real Madridi dëshiron ta prezantojë Neymarin javën e ardhshme

Real Madridi dëshiron ta prezantojë Neymarin javën e ardhshme

Juni Calafat, drejtuesi i njëjtë i Real Madridit që i siguroi transferimet e Viniciusit dhe Rodrygos, është për momentin në Paris për ta kompletuar transferimin e Neymarit.

Juni Calafat ose Andre Cury, drejtues i Barcelonës. Njëri ndër ta do të falë triumfues në garën më të ashpër për një lojtar gjatë këtij afati kalimtar të verës. Asnjëri prej tyre s’do të marrë shumë lëvdata në fund, por fati i Real  Madridit dhe Barcelonës në garën për transferimin e Neymarit është në duart e tyre, raporton SPORT.

Calafati është drejtuesi i departamentit të futbollit ndërkombëtar në Real Madrid dhe bashkëpunon me Jose Angel Sanchezin. Cury është njeriu i Barcelonës në Barcelonë dhe ai ka qenë i besuari i tyre që kur Sandro Rosell  ia dha atij detyrën për ta bllokuar transferimin e Neymarit në Real Madrid në vitin 2011.

Real Madridi dhe Calafati kanë qenë duke kërkuar në Brazil për talentin e radhës, pasi që e humbën Neymarin. Gjatë viteve të fundit, ata i sollën Viniciusin dhe Rodrygo Goes dhe kanë paguar milionë euro për agjentë dhe palë të treta.

Sot, Calafati është në Paris, duke tentuar ta finalizojë transferimin e Neymarin. Avantazhi i tij ndaj Curyt të Barcelonës është se Real Madridi i ka ato që po i kërkon PSG-ja: para dhe lojtarë.

PSG-ja vazhdon ta refuzojë Barcelonën

Një tjetër faktor që ndikon në favor të Real Madridit është se Barcelona nuk i posedon paratë e nevojshme për të paguar këtë verë. Kjo është arsyeja pse ata do të preferonin ta merrnin brazilianin në formë huazimi. Për më tepër, PSG-ja preferon ta shesë Neymarin në Madrid para Barcelonës.

Megjithatë, përkundër kësaj situatë të komplikuar, tani SPORT raporton se arritja e një marrëveshjeje për largimin e Neymarit nga PSG-ja nuk është larg dhe braziliani mund të prezantohet në “Santiago Bernabeu” qysh javën e ardhshme.

Orët në vazhdim janë të rëndësishme për Andre Curyn dhe Barcelonën. Ata duhet ta gjejnë një mënyrë për t’i bllokuar negociatat e “Los Blancos” me PSG-në nëse dëshirojnë ta kenë Neymarin pjesë të skuadrës së Ernesto Valverdes.