Studim i ri: Të mbani qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj

Studim i ri: Të mbani qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj

Të mbani një qen në shtëpi është mirë për zemrën tuaj, sepse ata ju inkurajojnë të dilni jashtë të ecni dhe të vraponi, pretendojnë shkencëtarët.

Ekspertët të cilët kanë analizuar shëndetin e qindra njerëzve kanë gjetur se ata të cilët kane pasur këtë kafshë – kanë më shumë gjasa të kenë qenë fizikisht më aktiv, raporton “Daily Mail”.

Mbajtësit e qenve, po ashtu kanë pasur një diet më të mirë dhe kanë më pak gjasa të zhvillojnë diabet, këtë e kanë gjetur hulumtuesit në Çeki.

Hulumtimi tjetër i zhvilluar nga Universiteti i Brno, ka ndjekur më shumë se 2000 njerëz. Te gjithë pjesëmarrësit, ishin të moshës 24-65 vjeç, dhe nuk kanë pasur asnjë histori të sëmundjeve të zemrës.

Atyre ju dha një rezultat i shëndetit të zemrës, bazuar në dietën e tyre, nivelin e shtypjes, statutin e pirjes së cigares stërvitjet, etj. Të gjithë këta pjesëmarrës u pyetën rreth statusit të tyre social ekonomik, historia mjekësore si dhe a konsumojnë cigare.

Studimi ka krahasuar pikët shëndetësore kardiovaskulare të atyre që kanë mbajtur kafshë dhe të atyre që nuk kanë mbajtur.

Rreth 16.4% të të atyre që nuk kanë mbajtur kafshë janë ushqyer më dobët, në krahasim me ata të cilët kanë pasur të paktën një kafshë në shtëpi. 61.8% të pronarëve të kafshëve kanë pasur një një nivel më të lartë sa  i përket ushtrimeve, si dhe këta persona kanë pasur nivel më të ulët të kolesterolit dhe  gjasa më të vogla për zhvillimin e diabetit- në krahasim me ata të cilët nuk kanë pasur kafshë, e konkretisht qen.