Këngëtarja e njohur Joana Sainz ka vdekur në skenë.
Deri te kjo erdhi pasi po performonte mbrëmë në Las Berlanas në Avila. Ajo u godit në pjesën e barkut nga fishekzjarrët e dendur që ishin pranë skenës.
Ajo u dërgua në spital por nuk mundi t’i përballoj plagëve dhe vdiq gjatë rrugës. Performanca live u pezullua pas ngjarjes, e cila ndodhi rreth orës 02.00 të mbrëmjes. Në kohën që ndodhi incidenti, rreth 1000 vetë ishin duke shijuar koncertin.
Joana Sainz ishte pjesë e orkestrës “Super Hollywood” ku ishin 15 anëtare.