Luajti dje me Arsenalin, por Mkhitaryan është rrugës për t’u prezantuar te skuadra e re

Luajti dje me Arsenalin, por Mkhitaryan është rrugës për t’u prezantuar te skuadra e re

Mkhitaryan ka mbetur jashtë formacionit pas ardhjes së Nicolas Pepe dhe Dani Ceballos në ‘Emirates’, pavarësisht se në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenham hyri si zëvendësues.

Kthimi i Reiss Nelson nga huazimi në Hoffenheim dhe përformancat e mira të Joe Willock kanë bërë që konkurrenca në fazën sulmuese të rritet jashtëzakonisht shumë.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio shkruan se anësori armen është rrugës për t’u bashkuar me Romën dhe transferimi i tij do zyrtarizohet pas disa orëve.

Mkhitaryan ka luftuar për qëndrueshmëri që nga momenti i bashkimit me ‘Topçinjët’ në janar 2018 si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që pa Alexis Sanchez të bashkohej me Manchester United.

Në total, Mkhitaryan ka bërë 59 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar nëntë gola dhe duke realizuar 13 asistime.