Del Bosque: Neymarin nuk do ta ktheja kurrë, Messit nuk ia merr askush topin

Vicente del Bosque ka folur për disa çështje, duke u ndalur te Neymar dhe dështimi i tij të transferohet në Barcelonë.

De Boqsue fituar gjithçka si trajner me Real Madridin dhe Spanjën (dy kampionate, dy Liga të Kampionëve, Kampionatin Evropianin dhe Kampionatin Botërorin).

Ai ka folur për kthimin e mundshëm të Neymar Jr në Spanjë (kërkohej nga Barcelona dhe Real Madrid).


“Mendoj se do të ishte mirë për kampionatin spanjoll që ai të vinte, por nëse do të isha nga një klub, nuk do ta kisha blerë”.

“Ashtu siç them se ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, nuk më pëlqen për gjëra të tjera. Te Barcelona ai ka patur një herë qasje normale, herë të gabuar e herë shumë keq”.

“Nëse bëni një sondazh te Barcelona, me siguri që më shumë se 50% do të ngurronin që ai të kthehej”.


Del Bosque e pranoi se ka simpati për Lionel Messin, lojtar të cilin pëlqen shumë.

“Ai është si ai shoku që kemi pasur në lagje, i cili luante me ne dhe tallej duke na dribluar, pra ishte padroni i fushës”, ka thënë ai.