Fund lëkure në fokus: Ide për veshje perfekt vjeshtore!

Fund lëkure në fokus: Ide për veshje perfekt vjeshtore!

Nëse vishni këto kombinime me siguri do të tërhiqni vëmendjen kudo që të shfaqeni

Këtë sezon lëkura do të jetë materiali kryesor! 

Nga pantallonat, fundet dhe deri te xhaketat, të gjitha pjesët e rrobave do të mundë të gjenden të punuara nga lëkura.

Fundet nga ky material janë rroba shumë efektive dhe nëse i kombinoni mirë me pjesët e tjera të veshjeve, mund të dukeni të përsosura.

Fundet e lëkurës këtë sezon nuk janë rezervuar vetëm për dalje natën. Ekspertët e modës janë njëzëri, modelin e këtillë mund ta bartni në të gjitha rastet, nga shëtitja nëpër qytet deri te takimet afariste.

Po ju sjellim disa ide për stilizimin e kësaj pjese të rrobave:

Ky kombinim duket shumë i guximshëm. Të veshura kështu, do të jeni të gatshme për takim të suksesshëm afarist.

Me këtë kombinim nuk ka gabime. Përzierja e ngjyrës së zezë dhe të bardhë gjithmonë është në trend.

Edhe modelet nga lëkura e kthyer mbrapsht janë hit absolut. Kombinoni me triko dhe këmishë dhe në çast do të keni veshje të fuqishme.

Bëhuni të guximshme dhe vendosni për fundin ngjyrë të zjarrtë apo të bardhë.

Për të shkuar në restorant me miken, zgjidhni model të shkurtër ngjyrë të zjarrtë dhe kombinoni me veshje të rehatshme. Rezultati do të jetë fenomenal.