Celina: “Ndeshja me Anglinë, më e madhja në histori të Kosovës”

Celina: “Ndeshja me Anglinë, më e madhja në histori të Kosovës”

Bersant Celina e ka cilësuar si shumë të veçantë ndeshjen mes Kosovës e Anglisë.

Të martën, nga ora 20:45, në stadiumin e Southamptonit, Anglia do të presë Kosovën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

“Tre Luanët” vijnë në këtë ndeshje si favorit absolut, pas fitores 4-0 kundër Bullgarisë, derisa edhe Kosova është në formë të mirë, pas fitores 2-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Çekisë, edhe pse ka sërish mungesa; Rashica, Zeneli, Kololli, Kryeziu e Shala.

“Kjo është ndeshja më e madhe në historinë tonë”, tha Celina për “Independent” para përballjes së Kosovës me Anglinë.

“Të gjithë mezi po e presin këtë ndeshje në Kosovë, sepse të luash kundër Anglisë është gjëja më e madhe që mund të arrini në futboll”.

“Do të luajmë kundër një skuadre fantastike, por ne kemi lojtarë të talentuar”.

“Mendoj se Anglia do ta fitojë grupin, por ka shanse edhe për ne dhe kjo është çfarë po tentojmë të bëjmë”, shtoi mes tjerash Celina.

“Në Kosovë të gjithë janë të dhënën pas futbollit, çdo person, çdo familje, i gjithë vendi. E dimë se do të gjithë do të shikojnë ndeshje me Anglinë në shtëpitë e tyre”.

Pas fitores 2-1 kundër Çekisë, Kosova është duke tentuar që të zë pozitën e dytë në Grupin A për të shkruar histori, duke u kualifikuar në Evropianin që do të mbahet në vitin 2020.