• E mërkurë / Nov-20 09:42
  • Kontakt

Muriqi, nën radarin e Tottenhamit

Muriqi, nën radarin e Tottenhamit

Forma e mirë e Vedat Muriqit – si me Fenerbahcen, ashtu edhe me ekipin kombëtar të Kosovës – ka ngjallur interesim për sulmuesin kosovar nga finalisti i sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Tottenhami.

Mediumi i madh britanik, The Guardian, raporton se Tottenhami dëshiron ta përforcojë skuadrën në fazën e sulmit për pjesën e dytë të sezonit, kur Harry Kane është përballur me lëndime gjatë sezoneve të kaluar dhe ka mbetur jashtë fushës për rreth gjashtë javë.

Opsioni të cilin klubi londinez janë duke e konsideruar për momentin është transferimi i Vedat Muriqit, i cili shënoi për Kosovën në fitoren me rezultat 2:1 kundër Republikës Çeke në fundjavë, nga Fenerbahce.

Ai i ka shënuar dy gola në tri ndeshje për Fenerbahcen këtë sezon dhe do të kthehet në fushën e blertë sërish sonte, në ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin e Southamptonit, “St.Mary’s”.

Sipas The Guardian, në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Angli – Kosovë pritet të ketë skautë të Tottenhamit, të cilët do të vijnë me qëllim për ta vëzhguar Muriqin, në mënyrë që klubi anglez të marrë vendim për një ofertë për kosovarin.

Muriqi kishte ngjallur interesim te shumë klube evropiane gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, mirëpo në fund vendosi ta shkëmbejë Rizesporin për gjigantin tjetër turk, Fenerbahcen.