Gjendet përfundimisht kura për tullacët

Gjendet përfundimisht kura për tullacët

Një grup shkencëtarësh besojnë se kanë zbuluar gabimisht një kurë që zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e rënies së flokëve.

Studiues të Universitetit të Manchesterit në Angli po punonin në gjetjen e një kure për trajtimin e osteoporozës, kur gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe ishin më të dendur se normalisht.

“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që po e mendonim një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.

Shkencëtarët e kanë emëruar këtë ilaç ‘WAY-316606’.