Rooney befason me komentet për Guardiolan: Anglia do të fitonte gjithçka me të

Rooney befason me komentet për Guardiolan: Anglia do të fitonte gjithçka me të

Rooney, i cili pjesën më të mirë të karrierës e kaloi tek Manchester United, nuk ka kursyer lëvdatat për trajnerin aktual të Manchester City.

Anëtari i DC United ka shprehur besimin se ‘Gjenerata e artë’ e Anglisë do të kishte fituar gjithçka po të kishin trajner Guardiolan.

“Unë e shikoj Anglinë me shumë emocione dhe gëzim kur fitojnë” ka thënë fillimisht Rooney, transmeton lajmi.net.

“Ti shikon skuadrën e 10 viteve përpara dhe padyshim e di se kishim grupin me lojtarët më të mirë në botën e futbollit. Ferdinand, Terry, Cole, Gerrard, Scholes, Lampard, Beckham, unë, Owen – skuadra jonë, po të kishte trajner Guardiolan, do të fitonim gjithçka” ka thënë tutje ‘Wazza’, duke lënë të kuptohet se e cilëson spanjollin prej më të mirëve.

Rooney është pensionuar nga kombëtarja e Anglisë gjatë vitit 2018, pas një miqësoreje me kombëtaren e SHBA-ve.