Ronaldo thotë se është ‘ëndrra e së ëmës’ që të martohet me Georginan

Ronaldo thotë se është ‘ëndrra e së ëmës’ që të martohet me Georginan

Cristiano Ronaldo ka shpalosur planet për martesë me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Futbollisti 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja, kanë filluar të takohen qysh nga viti 2016 dhe ylli i Juventusit thotë se është ëndrra e të ëmës që të martohet me Georginan.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Natyrisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.

Georgina tashmë është shumë e përkushtuar ndaj Cristianos dhe familjes, teksa përkujdeset edhe për fëmijët e tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe.

Përfshirë profesionin e Ronaldos, Georgina thotë se nuk është ‘e lehtë’ të jesh në një romancë dashurie me një person të famshëm – por nuk dëshiron të ndryshojë asgjë.

Ajo shton se është dashuruar me të që në takim të parë dhe ndihet shumë e lumtur pranë 34-vjeçarit. “Të jesh partner i një personi të famshëm nuk është e lehtë por nuk do të ndryshoja me asgjë në botë”.

Çifti u takuan për herë të parë kur zeshkania po punonte si asistente e shitjes në një dyqan “Gucci” në Spanjë, para se të takoheshin sërish në një ngjarje të këtij brendi.

Derisa flet për atëkohë, ajo e përshkruan: “Ishte sikur të dy po flisnim të relaksuar, jashtë punës time. Ishte dashuri në shikim të parë nga ana e të dyve”.