Elvana Gjata merr 11 mijë euro për gjysmë ore performancë në Shkup

Elvana Gjata merr 11 mijë euro për gjysmë ore performancë në Shkup

‘Tingujt e Çarshisë’ është manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, thuhet nga Qendra Informative Kulturore në Shkup, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të.

Por, gjysma e buxhetit të këtij manifestimi të ndarë për artistët, do të shkoj për yjet e estradës shqiptare jashtë kufijve.

Drejtoresha e QIK’ut Sermine Purrini thotë se nuk kanë lënë anësh as artistët fillestarë të vendit, por koston e lartë të këngëtarëve Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri e arsyeton me renometë e tyre botërore.

Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditëve.Kostoja më e lartë është sepse është edhe skena e madhe është zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë, po ashtu edhe këngëtarët kushtojnë shumë.

Përqindja e gjithë buxhetit do të ishte diku 40% honorarët e këtyre, por ka shpenzime edhe tjera. Unë mendoj se është menaxhuar mirë, sepse Shkupi ka nevojë edhe shumë më tepër se kjo.

Kjo është një grimcë shumë e vogël çka po ndodh në Shkup – tha Sermine Purrini, drejtoreshë e QIK-ut.Buxheti i këtij manifestimi treditorë është 3,65 milionë denarë nga paratë publike.

Qyteti i Shkupit ka ndarë 3 milion denarë, Ministria e Kulturës 500 mijë denarë dhe bizneset private 150 mijë denarë. Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar pa TVSH janë:

Kosto e 4 këngëtarëve më të paguar pa TVSH

Elvana Gjata – 11 mijë euro

Dafina Zeqiri – 4 mijë euro

Lum Berisha – 2.500 euro

Ylli Limani – 2.500 euro.