• E mërkurë / Oct-23 02:01
  • Kontakt

Gjashtë shenjat paralajmëruese që jep trupi i një gruaje para një ataku kardiak

Gjashtë shenjat paralajmëruese që jep trupi i një gruaje para një ataku kardiak

Të gjithë kemi parë burra që ndiejnë shtrëngime në gjoks dhe zmadhim të syve para një ataku kardiak, nëpër filma. Por një sulm në zemër mund të vijë edhe pa dhimbje gjoksi, sidomos tek gratë

“Dy të tretat e grave kanë simptoma jo tipike të filmave para një ataku”, shprehet C.Noel Bairey, drejtor i Barbara Streisand Women’s Hear Center.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si këto më poshtë, sado të buta t’ju duken, mos hezitoni të telefononi mjekun tuaj, pasi mund të jenë tregues i një sulmi në zemër të menjëhershëm (pothuajse gjysma i kanë këto simptoma që një ditë më parë).

Marrje mendsh

Shumica e sulmeve në zemër nuk ju shkaktojnë humbje të menjëhershme të ndërgjegjes, ato reduktojnë qarkullimin e gjakut duke mos çuar oksigjen në zemër dhe tru, çka shkakton ndjesinë e trullosjes.

Dhimbje në pjesën e sipërme të trupit

Zemra jonë nuk ka mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan të njëjtën rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhimbje në shpinë, shpatulla, qafë, krahë ose nofulla. Disa gra ndihen sikur një elefant është ulur në shpinën e tyre.


Lodhje

Ndjenja e lodhjes pas një dite pa gjumë ose stresuese është normale. Por më shumë se gjysma e grave ndihen ekstremisht të lodhura ose të dobëta para një ataku kardiak, edhe nëse nuk kanë bërë asnjë lloj aktiviteti fizik.

Djersitje

Edhe pse mund të keni përjetuar djersitje gjatë menopauzës, djersët e ftohta të herëpashershme , mund të jenë sinjal i një ataku kardiak i cili aktivizon sistemin nervor.

Të vjella (simptoma gripi)

Një atak kardiak mund të shkaktojë të vjella, një dukuri që ka dy herë më shumë gjasa të ndodhë tek gratë se sa tek burrat, madje mund të përjetojnë dhe simptoma grupi. Nëse keni të vjella të papritura që nuk lidhen me ndonjë helmim ushqimor, merrni masa.

Frymëmarrje të shkurtra

Nëse stërvitjet tuaja ju duken më të vështira në mënyrë të pashpjegueshme, shkoni tek doktori. Nëse ju mbahet fryma edhe me lodhjet më të vogla, ose keni ndjesinë e gërhitjes, shkoni tek kardiologu.