• E mërkurë / Oct-23 01:40
  • Kontakt

6 arsye që mund t’ju bëjnë të qani gjatë seksit

Akti intim është një nga ato proceset që çdo çift e jeton në mënyra të ndryshme.

Nuk e dimë a ju ka ndodhur juve realisht, por studiuesit thonë se mund të ndodhë që një nga partnerët, por sidomos gratë të qajnë gjatë ose pas seksit. Dhe arsyet e mundshme janë këto gjashtë. I dinit?

Po liron emocion tënd. Seksi është një nga mënyrat që trupi ynë lëshon emocione dhe tensione. Të qash është një veprim çlirues, i cili eliminon stresin dhe shqetësimet. Kjo ndodh sepse ju ndjeheni veçanërisht të relaksuar dhe trupi juaj ndihet i sigurt, transmeton Class.

Keni pasur orgazmë të fuqishme. Tensioni që lëshoni duke arritur kulmin e kënaqësisë përfshin edhe lëshimin fizik dhe emocional. Dhe sa më e fortë të jetë orgazma, aq më shumë emocione do të nxirrni jashtë.

E dini që ekziston orgazma e gjirit? Intimiteti seksual është një nga format më intesive të lidhjes njerëzore, ndaj dhe gjatë aktit intim prekja apo kënaqësia që femra përjeton përmes prekjes dhe ngacmimit të gjinjve është aq e madhe sa kulmon me orgazëm ose me të qara.

Ndjeni dhimbje fizike. Ju mund të keni infeksione vaginale ose mosfunksionime seksuale, të tilla si vaginismus dhe dyspareunia. Nëse kjo është arsyeja e qenësishme menjëherë ndaloni aktin dhe lajmëroni mjekun tuaj. Nuk jeni e detyruar të bëni diçka të tillë kur jeni sëmurë.

Ekziston një mbingarkesë ndijore. Nëse keni qarë gjatë seksit, një arsye tjetër është se jeni ndjerë të mbingarkuar nga kjo përvojë e fortë, një stimulim i tepërt shqisor që shkaktoi një reagim të fortë. Mos u frikësoni! Merrni frymë me qetësi, ndoshta përpiquni ta bëni më ngadalë aktin dhe ta shijoni maksimalisht.

Ju vjen turp. Tabutë dhe kultura apo njohuritë mund të luajnë rol negativ për ju dhe t’ju bëjnë ta perceptoni seksin si të ndyrë dhe të gabuar. Lini mënjanë kushtëzimin e jashtëm, vetëm ju e dini se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë ju pëlqen kur bëni dashuri. Nëse e bëni atë me respektin maksimal për veten tuaj, nuk ka kuptim ta jetoni atë me një ndjenjë faji.