Mbrojtësi i Liverpool i dha skuadrës së tij epërsinë në ‘Stamford Bridge’ me një goditje të fuqishme, e më pas për të festuar duke bërë shqiponjën.
Roberto Firmino më pas dyfishoi avantazhin, para se N’Golo Kante të vuloste rezultat 2-1.
Por tifozët që reagonin ndaj golave në rrjetet sociale po flisnin të gjithë për të njëjtën gjë, pasi duket se mbrojtësi anglez përdori një festim të njohur në video-lojën FIFA.
Volta, që do të thotë “të kthehesh” në portugalisht, besohet të jetë një referencë për mënyrën e futbollit në rrugë dhe sheh lojtarët të bëjnë një shenjë “V” me duart e tyre kur shënojnë (siç njihet te shqiptarët – festimi me shqiponjë).
Dhe kjo është pikërisht ajo që Aleksandër-Arnold bëri në sfidën e djeshme.