Vaji i ullirit është kura natyrale për problemet e barkut

Vaji i ullirit është kura natyrale për problemet e barkut

Shumë njerëz përballen me probleme të përditshme me stomakun, duke filluar nga fryrja, gazrat apo dhimbja e barkut. Këto probleme mund të shfaqen si rezultat i ndonjë sëmundjeje apo nga konsumimi i ushqimeve të thata.

Një dietë me ushqime të thata dhe pa fibra e vitamina mund të jetë shkaku kryesor i problemeve me stomakun. Gjithsesi, sipas ekspertëve ekziston një zgjidhje natyrale për këtë çrregullim. Vaji i ullirit mund të kombinohet me disa përbërës të tjerë dhe do të ketë efektin e menjëhershëm. Disa nga këto kombinime janë:

Vaji i ullirit me lëng limoni- Një recetë shumë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm është përzierja e lëngut të limonit dhe vajit të ullirit. Kjo përzierje këshillohet të përdoret në darkë përpara se të flini.

Vaj ulliri dhe kos- është një përzierje tjetër që ka shumë avantazhe për sistemin tuaj tretës. Ju, gjithashtu, mund ta përzieni edhe vajin e ullirit me banane si dhe me kafe.