• E mërkurë / Oct-23 02:38
  • Kontakt

Muharrem Ahmeti në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikohet foto nga spitali

Muharrem Ahmeti në gjendje jo të mirë shëndetësore, publikohet foto nga spitali

Këngëtari i mirënjohur, Muharrem Ahmeti është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në disa postime që po qarkullojnë në rrjete sociale, thuhet se Ahmeti ka pësuar sulm në zemër. Violinisti i tij, Kristian Xhaferaj në një postim në Facebook shkroi se Ahmeti ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pershendetje te gjithve Shok koleg te vllait ton Muharrem ahmeti esht e pamundur ti pergjigjem cdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vertete ka kaluar nje gjendje te rend Shendetsore por esht GJaLL i lutem te gjithve Atyre shok qe postojn gjera jo te verteta ti fshin Sepse nuk jan te verteta. Vllai jon ka nevoj per lutjet tona qe gjendja e tij te behet me mir Me respekt kristi.”, shkroi Xhaferaj.