• E mërkurë / Oct-23 02:00
  • Kontakt

Mediat e huaja shkruajnë për barazimin e Kosovës me Holandën: Shumë fat për kosovarët, barazimi më me fat në histori

Mediat e huaja shkruajnë për barazimin e Kosovës me Holandën: Shumë fat për kosovarët, barazimi më me fat në histori

Kosova U-17 ka marr një barazim me moshatarët e tyre nga Holanda, në një ndeshje që ishte dominuar dukshëm nga ‘tulipanët’.

The Sun e quan e quan si ndeshje e zhvilluar në një portë, pasi që holandezët e mbajtën topin për 90 për qind të kohës në këtë ndeshje.

Po ashtu ata gjuajtën drejt portës plot 21 herë, ndërsa të besuarit e trajnerit Mischa Visser, arritën të shënoni një herë.

Trajneri Visser i jep merita të mëdha portierit të Kosovës, Rijad Bytyqit, që bëri pritje të mëdha.

Holanda në këtë ndeshje kishte yje të rinj si mesfushori i PSV Eindhoven, Mylian Jimenez, Xavi Simons i Paris Saint-Germain dhe sulmuesi i Manchester United, Dillon Hoogewerf.

Jimenez shënoi për Holandën, ndërsa Granit Hana u përgjigj në minutën e 69-të.  Trajneri holandez Visser, ka thënë se portierit të Kosovës duhet t’i bëhet nj statujë.

“Atij (portieri) do t’i bëhet një statujë në Kosovë”.

“Ju e dini që duhet të krijoni një diferencë gjatë një ndeshje. Një top gjithmonë mund të shkojë keq. Ata kishin parkuar një autobus të dyfishtë dhe ne nuk e morëm me këtë aq sa duhet”.

“Unë mendoj se kemi luajtur mirë, thjesht nuk jemi përqendruar për një moment. Kjo na prishi”.

“Është dashur të krijonim më shumë hapësira, edhe pse ishin të limituara dhe më pak”, ka thënë trajneri holandez.