Dua Lipa mahnit me stilin e saj në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, paralajmëron muzikë të re

Dua Lipa mahnit me stilin e saj në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, paralajmëron muzikë të re

Ajo ka bërë bujë në media gjithandej për lidhjen e saj shumë të përfolur me Anwar Hadid, prej disa muajsh.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan.

Muzikantja 24-vjeçare tregoi aftësitë e saj të modës, duke u shfaqur e veshur me një fustan të mrekullueshëm në stilin e kostumit..

Kostumi përmbante një palë pantallona të shkurtra, që kombinoheshin mjaft bukur në një palë çizme të zeza me shkëlqim.

Fituesja e dyfishtë e Çmimeve “Grammy” vuri në dukje edhe thonjtë e saj të verdhë neoni ndërsa performonte, të cilat ishin zbukuruar me vizatime të zeza.

Performanca e mbrëmjes u nda në dy pjesë, ku Dua performoi muzikë të re dhe këngë nga albumi i saj i vitit 2017.

Albumi ishte një sukses kritik dhe tregtar dhe u ripublikua në vitin 2018 me këngë shtesë për të kapitalizuar në suksesin e tij.

Dua këtë vit dërgoi në shtëpi dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë elektronike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.

Përveç performancës së saj, këngëtarja me origjinë shqiptare u ul për një bisedë me shkrimtaren e mirënjohur të stafit të New Yorker, Amanda Petrusich.

Dua aktualisht është duke punuar në albumin e saj të dytë, për të cilën ajo thotë se do të publikohet këtë vit.

Kohët e fundit, marrëdhëniet e saj me modelin Anwar Hadid janë ngrohur.

Britanikja The Sun raportoi se çifti kishin marrë me qira një apartament të ri në New York.

“Ajo është gjithmonë në [apartamentin] e tij kur është në Los Angeles dhe ai qëndron me të në Londër, kështu që ky ndjehej si hapi natyror. Pasi të kthehet me muzikë të re, ajo do të kalojë më shumë kohë në New York, kështu që është mirë që ajo të ketë një bazë atje dhe ka kuptim për të sepse shumë nga familja e Anwarit jetojnë atje”, kanë thënë burimet për The Sun