Arnold Schwarzenegger ka pranuar çfarë urren te të tjerët derisa stërvit në palestër

Arnold Schwarzenegger ka pranuar çfarë urren te të tjerët derisa stërvit në palestër

Ky Terminator edhe në moshën 72-vjeçare ushtron çdo ditë, ndonjëherë edhe dy herë në ditë

Kujdeset çfarë ha dhe pi, ndërkaq e çmendin ata të cilët “sabotojnë” në palestër kur trajneri nuk i shikon.

Gjatë promovimit të filmit ‘Terminator: Dark Fate’, Arnold Schwarzenegger (72), veten e ka përshkruar si fanatik kur është fjala për aplikimin e teknikave të caktuara të ushtrimit, ndërkaq në palestër shkon bash çdo ditë, ndonjëherë edhe dy herë në ditë.

Ka zbuluar edhe cilat shprehi të këqija të të tjerëve e pengojnë dhe cilat ‘forma dembele të ushtrimeve’ e nervozojnë. Më së shumti është ‘alergjik’ kur sheh dikë që ushtrimet i bën përgjysmë dhe fillon të sabotojë sapo trajneri ua kthen shpinën.

– Patjetër duhet të përqendroheni dhe t’i bëni të gjitha. Patjetër duhet të ndieni bicepsin, patjetër duhet t’i shtrëngoni dhe t’i bën ato në mënyrë të drejtë, sepse vetëm atëherë ushtrimi ka efekt. Në të kundërtën nuk ka kurrfarë efekti dhe vetëm shpenzoni kohën tuaj. Kjo më çmend kur e shoh në palestër. Shoh gjëra të tilla tashmë 50 vjet, ndërkaq unë jam fanatik i shtrimit perfekt dhe të drejtë – ka thënë ai dhe i porosit të gjithë:

‘Mos u mashtroni, bëni ushtrimin siç duhet! Madje edhe kur e keni trajnerin, ndërkaq ai nuk ju shikon, ende duhet të punoni në mënyrën e drejtë’

– Ndonjëherë ndihem mjaft rehat t’i ofrohem dikujt dhe t’i them: ‘Mendoj që do ta kesh më mirë sikur t’i bësh të gjitha përsëritjet dhe t’i bësh në mënyrë të drejtë’ – ka shtuar ai.

‘Ushtroj në palestër bash çdo ditë’

Ka treguar si duket rutina e tij dhe ka shtuar që ajo që i ka 72 vjet nuk e pengon në aktivitetet trupore. Thotë që ushtron çdo mëngjes nga ora 7 deri në 7:45, pastaj vozit biçikletën nëpër qytet 45 minuta, ndërsa shpesh ushtron edhe në mbrëmje.

Arnold ka zbuluar që dëshiron të pijë radler, përzierje e birrës së mirë dhe limonadës, ndërsa ‘bombën’ proteinike e bën nga qumështi i bajameve, lëngu i vishnjave (sepse zvogëlon dhembjen e nyjave dhe përflakjet), pastaj shton një banane dhe vezë të freskëta bashkë me lëvozhgat.

Të gjitha i grimcon dhe i përzien në blender dhe i pi si lëng. Ndonjëherë në të hedh edhe pak raki të fortë, për shembull, tekila.

Thotë që ushqehet shëndetshëm, edhe pse në moshën e re nuk është kujdesur për të, ka ngrënë të gjitha dhe çdo gjë.