Juventus rikthen interesimin për Rakitic

Ylli i Barcelonës, Rakitic, prinë në listën e dëshirave të Juventus.

Ivan Rakitic po tërheq vëmendje të madhe nga skuadrat e kampionatit elitar italian, Serie A.

Mesfushori kroat pëlqehet nga Inter, por edhe nga kampionët, Juventus. “Mundo Deportivo’ bën të ditur se ‘Zonja e Vjetër’ ka rikthyer interesimin për anëtarin e Barcelonës.

Rakitic është afër largimit nga Barcelona, pasi ka mungesë të minutave këtë edicion.

Mbetet të shihet nëse në fillim të vitit 2020 kroati do të kalojë në Serie A, tek Inter ose Juventus.