4 fazat që ju qojnë drejt një lidhje të suksesshme

Një lidhje me kuptim nuk vjen na askund hiçi. Nevojitet entuziasëm, përpjekje dhe determinim në mënyrë që t’iu funksionojë

Edhe pse çdo lidhje është ndryshe nga çdo çift, janë disa faza të cilat mund të identifikohen për çdo kënd. Këto faza janë baza për të ndërtuar një lidhje solide dhe të suksesshme që mund të zgjas për një kohë të gjatë.

Në këtë artikull do i gjeni 4 fazat e dashurisë që çdo çift i përjeton ose edhe nuk mundet të i përjetoj, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

“Faza e Drejtësisë”

Jeta është e bukur – plot me flutura në bark, tërrqethje dhe ëndrra.

Takimet e para, prekjet e para, dëshira për të qenë së bashku gjatë gjithë kohës. Etuziasëm, emocione, dhe argëtim.

Zgjoheni duke buzëqeshur përderisa mendoni për personin tjetër.

Jeni të dy në sjelljen me të mirë. Pa përleshje, vetëm kimi. Kjo është koha kur dashuria është me të vërtet e vërbër.

“Faza e Zgjimit”

Koha kur realiteti godet.

Do i keni mospajtimet dhe keqkuptimet e para dhe thirrjet e para për këshilla nga shoqëria.

Konfuzion, dyshime kjo është koha kur e pyetni veten se a është i duhuri për ju dhe se a jeni në gjendje ta pranoni si është.

Faza e besimit

Koha kur tani arrini ta kuptoni njëri tjetrin në një nivel më të thellë. Tani jeni të vetëdijshëm mbi pëlqimet dhe mos pëlqimet e njëri tjetrit, prespektivat dhe gjykimet dhe më në fund ndjenjat për ju.

Ju besoni në ta si person dhe partner. Ju e dini se kyy person është person i mirë dhe më e rëndësishmja është aty për ju pa marr parasysh kur keni nevojë për mbështetje.

Faza e rizbulimit

Kjo o faza ku vetëm lidhjet e suksesshme e arrijnë. Është koha kur e kuptoni se dashuria juaj është e vërtet dhe e gjatë, keni krijuar ndjenja të thella që jo shumë njerëz i përjetojnë.

Është koha kur ju e njihini përbrenda partnerin/partneren tuaj dhe besoni që ata janë perfekt për ju.

Është koha ku nuk mund ta imagjinoni jetën pa njëri tjetrin.