Ja si ndryshon lidhja juaj pas martese

Çdo çift që planifikon të martohet ka si synim të ruajë magjinë e lidhjes dhe të mos kthehet në një çift të mërzitshëm.

Çdo çift që planifikon të martohet ka si synim të ruajë magjinë e lidhjes dhe të mos kthehet në një çift të mërzitshëm. Megjithatë, pasi kapërcen pragun e beqarëve, kupton që të jesh një “çift i mërzitshëm” nuk është edhe aq keq dhe funksionon mirë për ju dhe partnerin  tuaj. Jeta juaj seksuale ndryshon dhe merr një formë tjetër, por kjo nuk është një gjë e keqe.

  1. Nuk ka rëndësi nëse një natë nuk bëni seks marramendës

Ju keni bërë një pakt që të jeni bashkë deri në fund të jetës. Gjatë gjithë rrugëtimit tuaj të përbashkët do të bëni pafund seks. Fatmirësisht presioni për t’u dukur sa më mirë nuk është më aq i madh. Kjo nuk do të thotë që çiftet e martuara heqin dorë nga seksi, por tashmë jetoni bashkë dhe nuk ju duhet më të prisni dy javë deri herën e ardhshme.

  1. Nuk është e thënë të jeni kokë më kokë me seksin oral

Seksi i mirë do të thotë që të dy partnerët duhet të kënaqen. Martesa do të thotë që bashkëshorti/ja juaj jua mbulon të gjitha nevojat. Nuk është problem i madh nëse kur bëni seks nuk përfitoni të dy seks oral sepse me siguri do të ndodhë herës tjetër. Është njësoj si të dilni për dreke me miqtë tuaj që paguan njëherë njëri e njëherë tjetri. Askush nuk mban kalendar por të dy e dini që jeni pak a shumë baraz.

  1. Sa herë në javë bëni seks

Kjo do të ndryshojë pavarësisht dëshirës tuaj. Ka ditë që do të jeni të ngarkuar, të lodhur ose të sëmurë. Sa herë dilni për darkë nuk është e thënë të përfundojë me seks.për sa kohë nuk jeni reduktuar në një numër që ju bën të ndiheni të distancuar, çdo gjë është në rregull.

  1. Tashmë njiheni shumë mirë

Kjo do të thotë që i dini të gjitha gjërat e çuditshme të partnerit tuaj e gjithashtu çfarë e bën atë të çmendet. Gjasat janë që nëse keni propozime të reja dhe dëshironi të provoni diçka të re, partneri do t’ju mbështesë.

  1. Gjetja e kohës për intimitet

Sa herë që dikush kishte shtëpinë e lirë shfrytëzonit menjëherë rastin për t’u zhveshur. Tashmë që jeni të martuar nuk ekziston më kjo nevojë.

  1. Puthjet

Loja para seksit dhe puthjet janë prap të rëndësishme dhe do ta bëni gjithësesi për hir të kohërave të vjetra, por në fakt nuk do t’ja ndjeni nevojën edhe aq.

  1. Lakuriqësia

Ta shihni partnerin tuaj lakuriq nuk ka më ndonjë domethënie të madhe. Mos u keqkuptoni, nëse keni bërë paktin për ta dashuruar njëri-tjetrin e të kaloni jetën bashkë, seksi do të jetë gjithmonë i mirë. Por tashmë të shihni partnerin tuaj lakuriq bëhet aq e shpeshtë dhe e zakonshme sa nuk iu bën më përshtypje.

  1. Përkëdheljet

Përkëdheljet janë të këndshme, por ndonjëherë pas seksit kujtohesh që duhet të fusësh rrobat në lavatriçe apo duhen larë enët përpara gjumit. Megjithatë mos u shqetësoni sepse përkëdheljet nuk fashiten kurrë. Thjesht gjasat janë që të transformohen në të parit filma e seriale bashkë.

  1. Të jeni në formën më të mirë për seks

Sigurisht nëse do të ishte e mundur që të dukeshim gjithmonë mirë dhe në formë do ta bënin, por ndonjëherë nuk ka kohë. Qimet duhet të rriten përpara se të depiloheni dhe flokër duhet të bëhen pis përpara se t’i lani. Kjo s’do të thotë që ndërmjet kësaj kohe ta lini seksin