Parandaloni problemet me frymëmarrje gjatë dimrit me anë të këtyre metodave

Astma është një sëmundje inflamatore kronike e frymëmarrjes

Ajo manifestohet me simptoma si: vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Këto simptoma mund t’ju paraqiten disa herë në ditë apo në javë.

Gjatë sezonës së dimrit, ekspertet tregojnë se kjo sëmundje përkeqësohet, për shkak të shpërndarjes masive të viruseve. Mushkëritë bëhen më të ndjeshme në këtë stinë, dhe sëmundjet respiratore kanë tendencë t’i shfaqin simptomat më lehtë.

Sipas ekspertëve, hap ii parë i parandalimit të përkeqësimit të kësaj sëmundjeje gjatë dimrit është marrja e rregullt e ilaçeve ekzistuese. Gjithashtu ju duhet të qëndroni sa më larg njerëzve, që janë të sëmurë me grip apo atyre, që janë të ftohur.

Metoda tjera për parandalimin e këtyre problemeve me frymëmarrje janë” larja e shpeshtë e duarve me ujë të ngrohtë, rritja e nivelit të lagështinë në shtëpi, ushqimi i shëndetshëm, dhe shmangia e prekjes së fytyrës dhe hundës me duar të palara.