E pabesueshme, gruas ja largojnë tumorin 31 kg nga vezorët

Është thyer rekordi botërorë në heqjen e tumoreve nga vezorët.

Një gruaje 57 vjeçare mjekët në Kosta Rikë kanë arritur që t’ia largojnë tumorin e saj rreth 31 kg nga vezorët e saj.

Sonia Lopez e kishte shtyrë këtë operacion, për “arsye personale” që tetë vite. Ajo ishte paralajmëruar një dekadë më parë se rritja e tumorit mund ti shkaktojë sulm në zemër.

Megjithatë, Lopez e ka lënë që ti rritet tumori dhe vetëm pasi ai është bërë 31 kg ajo e ka hequr, ku ka kërkuar ndihmë nga mjekët.

Tani ajo është duke u shëruar mirë por po i pret rezultatet të shoh nëse tumori ishte kancerogjen.

Sipas mjekëve, tumori që është larguat nga vezorët e saj, ishte një operacion për shpëtimin e jetës së pacientes.

Tumori 31 kilogram i është larguar Lopez, pas një pothuajse një dekade që ajo e kishte lënë të rritet ai në organin e saj.

Mekjet nga spitali i Hospital Mexico afër San Joses thanë se ajo pranojë të hy në operacion vetëm pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Pas operacionit ata kanë larguar tumorin që ishte 31 kg, e që konsiderohet se është njëri prej tumoreve më të rritur brenda një gruaje.