Irina Shayk plot stil, shkëlqen në këtë paraqitje

Irina Shayk plot stil, shkëlqen në këtë paraqitje

Irina Shayk njihet në të gjithë botën si një nga modelet më atraktive dhe më të kërkuara, në botën e modelimit.

Ajo vazhdimisht fokusohet nga mediat rozë për shkak të paraqitjeve që bën, por edhe për jetën e saj private, shkruan Indeksonline.

Modelja kishte qenë në lidhje me futbollistin Cristiano Ronaldo, pastaj me aktorin e njohur Bradley Cooper, me të cilin ka një vajzë.

Tanimë ajo është ‘single’ dhe vazhdon angazhimet e saj në fushën e modelimit.

Së fundmi ajo ka pozuar për markën e njohur ‘Burberry’, ku është shfaqur përplot stil duke reklamuar modelet e fundit të këtij brendi të njohur.