I thani rrobat në radiator? Kjo është një gjë tejet e rrezikshme, mësoni pse

Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme...

Në lokalet në të cilat thahen rrobat e lara me detergjent dhe me zbutës është konstatuar numër i lartë i kimikateve të cilat janë të rrezikshme për shëndetin dhe të cilat madje mund të shkaktojnë edhe kancerin, ka treguar një hulumtim.

Më saktë, është zbuluar që më shumë se 25 bashkime kimike, ndër të cilat janë shtatë ndotës të rrezikshëm të ajrit, madje dy – acetaldehidi dhe benzeni – në SHBA janë shënuar si substanca kancerogjene.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si tharja e rrobave në shtëpi është shkaktare për dhembje koke dhe për problemet me frymëmarrjen, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, tharja e gardërobës në banesa shton nivelin e lagështisë për 30 për qind dhe me vete tërheq rrezik të shtuar të astmës dhe alergjive. Pos lagështisë, aty shfaqen edhe moli dhe myku. Gjatë kohës ajri i tillë i ndotur aq shumë thahet sa që ndikon negativisht në organet e frymëmarrjes.

Mukoza bëhet aq e thatë sa që tërheq alergjenë të ndryshëm dhe shkaktarë të infeksioneve të ndryshme. Simptomat e infeksioneve të organeve të frymëmarrjes janë të shumta – kolla, lodhja kronike, irritimi i syve, i fytit dhe i lëkurës, dhembja e kokës dhe të vjellat.

Nëse rrobat thahen në radiator, pos shëndetit të anëtarëve të shtëpisë, do të pengojë edhe qarkullimin e ngrohtësisë në shtëpi, përkatësisht do të zvogëlojë efikasitetin e radiatorit, gjë që për pasojë ka shtim të ngrohjes, dhe vetvetiu edhe shpenzime më të mëdha.

Gjithashtu, edhe vetë lagështia e cila avullohet në ajër e bën më të ftohtë dhomën, andaj edhe pse termostati tregon temperaturë të njëjtë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Me atë rast rrobat e ndjeshme të cilat të njoma vihen në radiatorë mund të dëmtohen sepse në to pëlcasin fijet e penjve.

Prandaj do të duhej të ndryshoni shprehitë tuaja. Megjithatë, ndonjë rrobë të larë thajeni jashtë, në oborr apo në ballkon.

Tharja e tillë është e ngadalshme, por rrobat megjithatë thahen, madje edhe në temperaturë nën zero. Në fillim bëhen me akull, pastaj ngadalë thahen.

Prandaj, nëse patjetër jeni të detyruar, thani rrobat në ndonjë lokal në të cilin më pak qëndroni, nëse nuk keni mundësi që rrobat t’i thani në makinë tharëse apo në ambient të hapur./Infokusi/


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48