Katër arsye, shkaku i të cilave njerëzit pinë

Psikologët kanë përcaktuar katër motive kryesore që na bëjnë të pimë. Ata kryen një studim për të ndihmuar që alkoolistët të hiqnin dorë.

Ata vërejnë se njerëzit nuk kanë se pse t’i përkasin vetëm një lloji të alkoolit, ose të themi më pak, një alkoolik. Ka shumë kombinime. Sipas psikologëve, këto janë katër arsyet kryesore pse njerëzit pinë:

1. Shoqërizimi

Ky është motivi më i zakonshëm për konsumimin e alkoolit te popullata e re. Ata pinë për t’u argëtuar dhe pinë gjithmonë në shoqëri.

2. Përshtatja

Njerëzit të cilët do të derdhin një gotë shampanjë për dolli ose do të mbajnë në dorë një gotë verë për t’u përshtatur me situatën, në mënyrë që të mos ndjehen të pakëndshëm për mjedisin e pirjes.

3. Nxitja, inkurajimi

Për dallim nga shoqërizimi, ky lloj pirjeje është shumë më i rrezikshëm. Njerëzit që pinë pà «r të rritur vetëvlerësimin e tyre, shpesh dinë të jenë agresivë dhe impulsivë.

4. Mënyra e trajtimit të stresit

Ky grup i njerëzve që pinë më së shumti përbëhet nga gratë, nga ana tjetër ata që kanë vetëbesim të dobët dhe mungesë të vetëbesimit dhe kështu luftojnë me ankthin dhe depresionin.

Shkencëtarët këshillojnë, herën tjetër që të arrini për një gotë, mendoni pse e bëni. Nëse kjo është një mënyrë për t’u çlodhur pas një dite të vështirë dhe për të kaluar kohën në një shoqëri të rehatshme, shkoni përpara. Por nëse nuk ndaleni me atë gotë dhe zgjoheni me kapsllëk, kërkoni ndihmë nga mjeku.