Stresi publikon klipin e këngës “Loco”

Stresi publikon klipin e këngës “Loco”

Është publikuar kënga më e re e Stresit, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale. 

“Loco” është titulli i projektit të ri muzikor, ndërsa për muzikën është kujdesur autori i shumë hiteve, Irkenc Hyka.

Është një këngë ritmike me tekst të shkruar nga vet Arkimed Lushaj, ndërsa ‘beat-in’ e ka bërë Besjo.

Miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo, kurse videoklipi është xhiruar me regji të Premtim Xhaferit.

“Kujtimet” ishte një prej realizimeve më të fundit muzikore të Stresit që u publikua më 16 shkurt, e që ishte duet me Alborën.