Daniel Craig shuan spekulimet duke konfirmuar se ky është filmi i fundit ku e luan James Bondin

Daniel Craig shuan spekulimet duke konfirmuar se ky është filmi i fundit ku e luan James Bondin

Daniel Craig ka konfirmuar edhe një herë se filmi i  radhës për James Bondin do të jetë i fundit për të në rolin ikonik. Në  këtë mënyrë, ai i ka heshtur thashethemet se nuk është i gatshëm që të  largohet nga filmat për agjentin sekret. 

Pas pritjes pesëvjeçare, aktori anglez do të kthehet në rolin e  ‘007’ në “No Time To Die” që është filmi i pestë në të cilin e luan  agjentin sekret. 

Ishte raportuar se 52-vjeçaari është duke menduar që ta  barazojë rekordin e Sean Conneryt, i cili e ka luajtur Bondin në gjashtë  filma.

Mirëpo, gjatë pjesëmarrjes në emisionin amerikan, Saturday Night Live, ai i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet. 

“Ky film i ardhshëm për James Bondin, do të jetë i fundit për  mua. Mirëpo, do të jetë një nga më të mirët. Sepse e kemi angazhuar  Phoebe Waller-Bridge nga Fleabag që të më ndihmojë me një pjesë të  dialogut”, ka deklaruar Craig