Flasin ekspertët, ja çfarë lloj nëne është princesha Kate

Ndonëse një dukeshë, Kate Middleton para së gjithash është një nënë me kohë të plotë !

Me dy fëmijë thuajse moshatarë, e tashmë shtatzënë në muajin e shtatë , Katë po ia del mësë miri , kjo sipas ekspertëve të gjuhës së trupit.
“Çdo herë që e shohim Kate me fëmijët e saj, është e qartë se ata janë gjithmonë prioritet i saj”, tha Patti Wood, ekspert i gjuhës trupore dhe autor i SNAP: Making the Most of First Impressions, Body Language, and Charisma.

Në vend që t’u kushtojë vëmendje kamerave apo gazetarëve, Kate nuk i largon sytë nga e vogla Charlotte dhe Princi Gerge.
Kate gjithashtu nuk e lejon publikin të ndikojë në natyrën e saj të gjallë. Në fund të fundit, ajo është një mama ! Shpesh është fotografuar duke qeshur me të madhe apo me gojë hapur, shenja që tregojnë një gëzim spontan.

Për të komunikuar më mirë me fëmijët ajo shpesh ulet në lartësinë e tyre.

Duart e Kate zakonisht mbështillen lirshëm me duart e fëmijëve . Kjo gjë tregon se ajo u beson fëmijëve të saj dhe i jep atyre hapësirë për të eksploruar.
Këto janë sjellje të zakonshme, por Woods thekson se këto sjellje janë mjaft të pazakonshme për dikë në sy të publikut.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48