Përfitimet që do të keni nëse flini pa rroba

Fjetja pa rroba bën që trupi ta ketë më në kontroll temperaturën e tij, por jo vetëm…

Kështu janë shprehur mjekët, të cilët gjithashtu kanë dhënë edhe disa shpjegime se pse është më mirë të flini zhveshur.

Lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm

Nëse flini zhveshur trupi juaj ka mundësinë e prodhimit në sasi më të mëdha të melatoninës dhe të hormoneve të rritjes, të cilat ndikojnë efektivisht në anekset e trupit.

Lirshmëri në lëvizje

Sigurisht që nëse nuk vishni rrova gjatë gjumit do të ndiheni më të lirshëm dhe komodë në lëvizje. Gjithashtu nuk do të djersini gjatë natës.

Një jetë më të pasur seksuale

Sigurisht që çiftet të cilët flenë pa rroba janë më të predispozuar për të kryer marrëdhënie seksuale spontane.

Më pak stres.

Të fjeturit zhveshur redukton nivelin e kortizolit, hormonit i cili shkakton stresin

Jo më pagjumësi

Doktorët e rekomandojnë këtë mënyrë të fjeturi për të gjithë ata të cilët vuajnë nga pagjumësia.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48