Luana Vjollca bie pre e rrengut të blogerit të famshëm të YouTube-it, i përgjigjet në Instagram provokimit të tij

Luana Vjollca bie pre e rrengut të blogerit të famshëm të YouTube-it, i përgjigjet në Instagram provokimit të tij

Blogeri i njohur amerikan, Eric Tabach, ka ndërmarrë një iniciativë të re, për të realizuar një video interesante në YouTube.

Ai ka zgjedhur që për secilin shtet përkatës të hulumtojë dhe të përzgjedh një personazh shumë të famshëm dhe të ndjekur nga publiku i atij shtet në Instagram, për t’i shkruar në InstaDirect.

Kështu ai e nisi blogun e tij me shtetet e para në listë që fillojnë me A, dhe njëra ndër to është edhe Shqipëria (Albania).

Ai pa nga listat e llogarive të Instagramit, se një ndër personazhet më të ndjekur në Shqipëri është prezantueja dhe këngëtarja Luana Vjollca.

Eric i shkruan Luanës një mesazh privat në InstaDirect, për ta testuar nëse ajo do t’i kthejë përgjigje marrë parasysh faktin që edhe ai është një personazh mjaft i ndjekur dhe në fakt një gjë e tillë ndodhi.

Blogeri i shkroi “Le të prodhojmë” Luanës, e cila nuk nguroi t’i përgjigjet duke i shkruar “Si?”.

Ndërkohë, pasi e ka publikuar këtë video në YouTube, Eric ka vendosur si kopertinë një bisedë të improvizuar me Luanën, ku kinse i ka shkruar asaj dhe ajo është përgjigjur duke thënë “Jam Kylie Jenner e Shqipërisë”.

Ky eksperiment i blogerit i cili do të vazhdojë edhe me testimin e personazheve tjerë të famshëm nga shtete tjera me radhë, duket se pati gabimet e veta gjatë realizimit.

Në një prej momenteve teksa shikon për një personazh shumë të njohur dhe të ndjekur në Armeni, blogeri thotë përgjatë videos se vajza në fjalë mund të jetë “Kardashiani i Armenisë”, duke harruar kështu se në të vërtetë Kim Kardashian ka origjinë armene.