• E mërkurë / May-27 16:50
  • Kontakt

Kejvina pozon tërheqëse me maskë para pasqyrës

Kejvina pozon tërheqëse me maskë para pasqyrës

Ndonëse të izoluar për më shumë se dy muaj, kjo periudhë pandemie ka qenë mjaft e mirë për modelen Kejvina Kthella, në bazë të asaj që kemi parë në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga 583 mijë njerëz në Instagram, në këtë kohë karantine ka mbajtur goxha aktiv fansat me postime nga më të ndryshmet.

E vetë-izoluar në Los Angeles, biondja ka arritur të jetë në fokus të faqeve rozë me thuajse çdo fotografi, përshkrim e ekspozim të sajin.

Duke qenë se akoma jemi në mes të krizës së coronavirusit, modelja e njohur po vazhdon t’i respektojë rekomandimet për masat mbrojtëse.


Në fotografinë që ka ndarë në InstaStory, Kejvina duket atraktive me maskë derisa pozon në ashensor para pasqyrës.

Ajo shfaqet me xhinse ngjyrë portokalli me triko të bardha, derisa kapelën e ka përputhur me maskën.