Mënyra më e sigurtë për të ruajtur veshjet nga mola, ja si ta eleminoni këtë insekt nga dollapi juaj

Mola nuk pickon, nuk zukat, madje nuk keni as dijeninë se ndodhen në shtëpi, deri kur shihni që pulovra juaj e preferuar e leshit është bërë me vrima.

 Për t’u fajësuar është ky insekt, që nëse nuk eleminohet në kohë do t’ju “hajë “ të gjitha veshjet.

 Mola lëshon vezë ndaj nëse shihni një bluzë të “ngrënë” nga mola duhet të lani të gjitha veshjet e tjera me ujë të nxehtë për të vrarë larvat.
Hiqni dorë nga metoda e preferuar e gjysheve ! Shumë ekspertë i konsiderojnë kimikatet si naftalina apo paradichlorobenzene të rrezikshme për shëndetin. Ajo që duhet të bëni është t’i ruani veshjet e sezonit që do të lini pas në qese me vakum në mënyrë që të mos dëmtohen nga mola.
Pastroni rregullisht dollapin dhe një herë në 6 muaj duhet t’i hiqni të gjitha veshjet nga raftet për t’i ajrosur.