Genta Ismajli shijon pamjen nga Alpet e Zvicrës: Jeta është e bukur

Genta Ismajli shijon pamjen nga Alpet e Zvicrës: Jeta është e bukur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Kohëve të fundit, çifti kanë gjetur pak kohë për pushime me njëri-tjetrin, pas një ngarkese të madhe emocionale shkaku i pandemisë globale të shkaktuar gjatë këtyre muajve.

Megjithatë, në këtë periudhë të jetës, Genta duket më e lumtur se kurrë dhe këtë e vërteton edhe fotografia e fundit që ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Në një pamje shumë piktoreste buzë liqenit, këngëtarja ka pozuar mjaft atraktive teksa shihej e veshur me një fustan të gjerë.

“Jeta është e bukur”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se është në kulminacionin e lumturisë së saj.

Pavarësisht se ka qenë më e përkushtuar në jetën private, Genta anash nuk i ka lënë as projektet muzikore, pasi ka bërë të ditur se mendon që shumë shpejt të sjellë diçka të re për fansat e saj.