• E mërkurë / Apr-24 23:14
  • Kontakt

“Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord në Francë

“Mrekullia në qelinë nr.7” thyen rekord në Francë

Filmi turk “Mrekullia në qelinë nr.7”, ka lënë gjurmë në të gjithë botën.

Ky film i ka pëlotur të gjithë ata që e kanë parë e shikueshmëria ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e lartë.

Së fundmi bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit.

Ai ka thyer rekord shikueshmërie edhe në Francë. “Mrekullia në qelinë nr.7” tregon historinë e një babai me probleme mendore dhe vazjës së tij 7-vjeçare që kërkon drejtësinë për të shpëtuar të atin.

Filmi tërhoqi vëmendjen edhe të vipave me famë botërore si: Georgina Rodriguez, Neymar, Dj Snake, Thalia, të cilët publikuar video në rrjete sociale duke e parë atë.