Skandaloze: Komuna e Preshevës uzorpon pronën private për ndërtimin e një parku

Skandaloze: Komuna e Preshevës uzorpon pronën private për ndërtimin e një parku

Komuna e Preshevës ka filluar ndërtimin e një parku në pronë private në Stacionin Hekurudhorë në Preshevë.

Pronari i pronërës Goran Stojanovic me të zgjuar në mëngjes  ka parë eskavatorë dhe kamionë që po punonin në pronën e tij.

I shqetësuar nga ky rast ai ka pyetur se cfarë janë duke bërë në pronën e tij, ku përgjigja që kishte marrë ishte se komuna e Preshevës po ndërton një park.

Sipas pronarit të kësaj prone zyrtari nga komuna e Preshevës i quajtur Arben ka urdhëruar punëkryesit që t'i vazhdojnë punimet dhe nesër të bëjnë vendosjen e kubëzave të betonit duke mos përfillur pronësinë e pronarit të kësaj prone.

Se a është prona e z.Goran Stojanovic ai e dëshmon me inçizimin gjeodezik, ky i fundit deklaron se nuk do të lejojë ndërtimin e këtij parku pa leje në pronën e tij private.

Pas dështimeve të shumta të pushtetit lokal në Preshevë, ndër to ndërtimi i parkut të paqes që nuk po përfundon edhe pas disa viteve, komuna e Preshevës ka filluar uzorpimin e pronave private të qytetarëve të kësaj komune.