Si dështoi transferimi i Sanchos te Real Madrid në vitin 2017?

Si dështoi transferimi i Sanchos te Real Madrid në vitin 2017?

Ylli anglez ka qenë shumë afër kalimit te Real Madrid nga Manchester City në vitin 2017 kur ishte vetëm 17 vjeçar, ka thënë Sergio Santos në “La Futboleria”.

Anësori që është rikthyer të jetë sërish objektiv i ‘Los Blancos’, nuk arriti të fitonte siguri për rolin e tij në skuadrën e parë, dhe në vend të kësaj zgjodhi t’i bashkohej Borussia Dortmundit, ku ka “lulëzuar”.

“Një shenjë e asaj që Madridi e dëshironte Sanchon, ishte se menaxheri i përgjithshëm Jose Sanchez e mbikëqyri personalisht përpjekjen për të nënshkruar me atë”, shpjegoi Santos.

“Ajo arriti në atë pikë sa babai i Sanchos do të vinte në Madrid për t’u njohur me ambientet e klubit, por marrëveshje pati një pengesë, Sancho dëshironte të ishte lojtar i ekipit të parë”.

“Ai dëshironte të trajnohej me ekipin e parë dhe të luante me ekipin e parë”.