Jonida Vokshi flet pas lindjes: Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë

Jonida Vokshi flet pas lindjes: Nuk më pushojnë akoma lotët e lumturisë

Çifti i njohur Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë bërë të enjten prindër për herë të parë.

Ata janë gëzuar me një vajzë, e cila erdhi në jetë në Tiranë.

Jonida dhe Besniku bënë të ditur përmes rrjeteve sociale se vendosën ta pagëzojnë vajzën e tyre të porsalindur me emrin Emi.

Ndërkohë, aktorja Vokshi vendosi që të ndajë emocionet e saj të mëmësisë me ndjekësit e saj në Instagram, përmes një fotografie ku shfaqte dorën e vajzës të kapur për dorën e saj.

“Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone @besnikkrapi, Isha shume me fat qe gjate gjithe shtatezanise u ndoqa dhe solla ne jete kete mrekulli tek @spitalihygeiatirane, me kushtet dhe stafin me te mire dhe pike! Mirenjohje. U ndoqa nga doktoresha me e mire e Hygeas dhe ne bote qe ma ka bere te lehte e te bukur cdo etap te kesaj periudhe, Kristina Kosta. Doktoreshe Kristina, je fantastike, si mjeke dhe si njeri. Faleminderit Aferdita, Moza e te gjithe doktoreshat, mamite e ketij spitali, qe me ndihmuan ne lindjen natyrale. Por mbi gjithcka FALEMINDERIT ZOT per kete mrekulli ndjesi me te cilen me bekove”, ka shkruar Jonida Vokshi në Instagram.