Albin Tahiri mbyll garën tjetër në Olimpiadë, ja rezultati i tij

Skitari ynë garën e lëshimit e kreu për 1:48.81 sekonda, në ditëlindjen e tij të 29.

Albin Tahiri e ka mbyllur garën e dytë në Lojërat Olimpike Dimërore, duke përfunduar i 50-ti nga 57 garues sa ishin gjithsej.

Skitari ynë garën e lëshimit e kreu për 1:48.81 sekonda, në ditëlindjen e tij të 29.

Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.

Medaljen e artë në këtë disiplinë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.