Java e 26-të në Superligën e Kosovës me tri takime mjaftë interesante

Java e 26-të në Superligën e Kosovës me tri takime mjaftë interesante

Superliga e Kosovës do të rikthehet sot (e mërkure) në aksion me tri ndeshje që zhvillohen në kuadër të javës së 26-të.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Gjilani, duke tentuar t’u krijoj këtyre të fundit probleme, pasi aktualisht janë në garë për titull.

Skuadra nga Klina nuk ka objektiva që të luftojë për fitore, pasi tashmë janë buzë rënies nga liga, ndërsa gjilanasit janë shumë të motivuar, shkaku që janë në garë për trofeun më të madh në vendin tonë.

Një tjetër takim që zhvillohet sot është edhe ai në mes të Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, e që do të jetë më interesanti.

Të dy skuadrat luftojnë për mbijetesë në Superligë, e që çdo pikë është shumë e vlefshme.

Takimi tjetër është në mes të Vushtrrisë dhe Dritës, me liderin që do të kërkojë tri pikë të reja dhe ta ruajë pozitën e parë.

Drita i kërkon vetëm tri pikë dhe është tejet e motivuar që të vazhdojë të ruajë distancën prej dy pikësh nga vendi i dytë Prishtina.

Vushtrria në anën tjetër ka vetëm 16 pikë, në vendin e parafundit, dhe ashtu sikurse Dukagjini e kanë të vështirë qëndrimin në elitën kosovare.

Dy takimet e para fillojnë nga ora 16:45, ndërsa Vushtrria me Dritën nga ora 17:00.