Butrint Imeri publikon këngën e re “Si përpara”

Butrint Imeri publikon këngën e re “Si përpara”

Këngëtari i njohur i estradës, Butrint Imeri, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Si përpara” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore.

Muzika është punuar nga producenti Arbër Gjikolli, i njohur si Big Bang Beats.

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet Butrnti në bashkëpunim me Big Bang-un dhe Nuken.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar dhe sjellin një atmosferë mjaft të këndshme verore.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur produksioni CINEGR8, gjersa regjisor është Valon Aziri.

Butrinti përndryshe është shumë aktiv me prurje të reja muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij.