Dënimi i Skënderbeut nga UEFA, çfarë pritet të ndodhë tani me kampionatin shqiptar

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ta përjashtuar për 10 vite...

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për ta përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet europiane klubin korçar, ka rihapur garën në Superiore.

Tashmë “lufta” bëhet për vendin e dytë, që të çon kështu në Champions League. Duke parë që janë plot pesë skuadra me shumë pikë afër njëra-tjetrës, pritet një betejë e vërtetë, për vendet që të sigurojnë Europën.