Ronaldo më shumë gola në Champions se komplet 463 ekipe

Cristiano Ronaldo ka shënuar 116 gola në garën elite evropiane për klube.

Cristiano Ronaldo ka bilanc të jashtëzakonshëm të golave në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 116 gola në garën elite evropiane për klube.

101 prej tyre i realizoi me ekipin e “Los Blancos”.

Por, me dy golat në ndeshjen e fundit ndaj Paris Saint-Germain ai ka arritur të realizojë më tepër se gjithsejtë 463 skuadrave në tërësi, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Vetëm 48 skuadra kanë realizuar më tepër gola në Ligën e Kampionëve se Ronaldo.

Ai është vetëm një gol larg nga shifra prej 117 e CSKA Moskës.