Testimi i gjakut shpëton pacientët nga sulmet vdekjeprurëse në zemër

Një testim i gjakut mund të shpëtoje pacientët e sëmurë nga përsëritja e sulmeve vdekjeprurëse në zemër.

Studiuesit nga Universiteti Sheffield kanë analizuar mostra të gjakut nga më shumë se 4,300 pacientë pasi janë liruar nga spitali. Ata kanë matur maksimumin e densiteti të një mpiksje dhe kohës që është dashur për shpërbërjen e saj, e njohur si “koha lysis” e mpiksjes së gjakut.

Studimi ka treguar se ata që kanë këtë kohë më të gjatë kanë gjasat për dy herë më të larta të vdesin nga një sulm në zemër brenda vitit.

Një në pesë persona që kane përjetuar një sulm në zemër do të përjetojnë një të tillë brenda 12 muajve të ardhshëm, pa marrë parasysh trajtimet me aspirinë apo medikamente të tjera për të parandaluar koagulimin e gjakut.

Përderisa këto ilaçe ulin gjasat për një sulm tjetër, efektet anësore përfshijnë gjakderdhje në stomak dhe, në raste të rralla, gjakderdhje në tru. Mirëpo tani shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar “vendin e duhur”, duke minimizuar potencialisht rrezikun nga të dyja.

Me përdorimin e testimeve të reja mjeket mund të administrojnë doza më të mëdha për personat me rrezik më të lartë gjithashtu edhe të ulin ilaçet e panevojshme për ata që nuk kanë nevojë.